Horror në kopshtin zoologjik të Tiranës, kali me organe të dala jashtë (+18)

0

Kopshti zoologji i Tiranës vazhdon të vuajë gjendjen e mjerueshme që e ka kapur prej vitesh për shkak të lënies së tij në mëshirë të fatit nga pushteti qendror dhe ai lokal.

Një ditë më parë, në këtë kopsht janë regjistruar disa pamje horror. Vizitorët, fëmijë dhe të rritur, kanë parë që një prej kuajve në kopsht lëvizte me organet e tij të brendshme të dala jashtë.

Pamjet horror janë regjistruar me telefonat e tyre dhe janë hedhur në rrjete sociale, si një fakt i mjerimit të të vetmit kopsht zoologjik zyrtar në vendin tonë.

Mësohet se kali “bashkëjeton” në këtë kopsht me një dem, i cili e ka sulmuar atë. Video është shpërndarë në rrjetin social Facebook nga “Animal Rescue Albania”, një grup vullnetarësh që merret me kafshët.

Janë vetë fëmijët të cilët kanë filmuar kalin me barkun e çarë dhe organet e brendshme jashtë tij. Pamjet tregojnë edhe demin, i cili ndodhet brenda të njëjtit rrethim me kalin.

Përmes një letre publike, ky grup vullnetarësh i bën thirrje kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe drejtorit të Kopshtit Zoologjik, Vehbi Shehu që të mbyllin kopshtin “e torturave dhe të turpit të Tiranës dhe shoqërisë” siç ata e cilësojnë.

“Animal Rescue Albania” ngrenë pikëpyetje për bashkëjetesën ndër vite të dy kafshëve për të cilat është e njohur se mund të dëmtojnë njëri-tjetrin.

“Ne do kontaktojmë partnerët tanë ndërkombëtarë dhe të brendshëm dhe do bëjmë të pamundurën që ky tmerr në zemër të Kryeqytetit të mbyllet”, lexohet në thirrjen publike të “Animal Rescue Albania”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here