Hong Kongut i rikthehet qetesia

0

Hong Kongu ka përjetuar një rimëkëmbje të konsiderueshme të aktiviteteve këtë mëngjes në sajë të  çmobilizimit të pjesshëm të protestuesve pro-demokrat. Mosmarrja e asnjë koncensioni duket se ka ndikuar në ndarjen e protestueve, duke e vënë të ardhmen e lëvizjes në rrezik.

Pas natës më të qetë, nga 28 shtatori e deri sot, një numër i madh  banorësh në Hong Kong janë rikthyer në punë, shkollat janë rihapur dhe trafiku është shtuar në lagjet më të prekura nga protestat. Bursa e Hong Kongut ka mbetur pothuajse e pandryshuar,e nxitur nga njëra anë nga treguesit pozitive të Shteteve të Bashkuara dhe nga ana tjeter nga manifestimet që kanë trazuar këto ditë aktivitetin ekonomik te megalopolit kinez.

Protestuesit mundën të arrinin në bisedime me qeverinë për një “fazë të re” të reformës politike, por  kreu i qeverisë lokale – Leung Chun-Ying, vazhdon të mbajë postin edhe pas kërkesave te shumta për dorheqjen e tij.

/Ilda Xhafa/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here