Hong Kongu ka përjetuar një rimëkëmbje të konsiderueshme të aktiviteteve këtë mëngjes në sajë të çmobilizimit të pjesshëm të protestuesve pro-demokrat. Mosmarrja e asnjë koncensioni duket se ka ndikuar në ndarjen e protestueve, duke e vënë të ardhmen e lëvizjes në rrezik. Pas natës më të qetë, nga 28 shtatori e deri sot, një numër
Hong Kongu ka përjetuar një rimëkëmbje të konsiderueshme të aktiviteteve këtë mëngjes në sajë të çmobilizimit të pjesshëm të protestuesve pro-demokrat. Mosmarrja e asnjë koncensioni duket se ka ndikuar në ndarjen e protestueve, duke e vënë të ardhmen e lëvizjes në rrezik.
Pas natës më të qetë, nga 28 shtatori e deri sot, një numër i madh banorësh në Hong Kong janë rikthyer në punë, shkollat janë rihapur dhe trafiku është shtuar në lagjet më të prekura nga protestat. Bursa e Hong Kongut ka mbetur pothuajse e pandryshuar,e nxitur nga njëra anë nga treguesit pozitive të Shteteve të Bashkuara dhe nga ana tjeter nga manifestimet që kanë trazuar këto ditë aktivitetin ekonomik te megalopolit kinez.
Protestuesit mundën të arrinin në bisedime me qeverinë për një “fazë të re” të reformës politike, por kreu i qeverisë lokale – Leung Chun-Ying, vazhdon të mbajë postin edhe pas kërkesave te shumta për dorheqjen e tij.
/Ilda Xhafa/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *