Hollande, azilkërkuesit po japin një imazh të shëmtuar të Kosovës

Hollande, azilkërkuesit po japin një imazh të shëmtuar të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe  presidenti i Republikës së Francës, Francois Hollande u takuan dje në Bërdo, Slloveni. Presidentja Jahjaga e falënderoi Presidentin Hollande për mbështetjen që Republika e Francës i ka dhënë Kosovës në procesin e rindërtimit dhe të shtetndërtimit, si dhe në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës. Presidentja Jahjaga tha

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe  presidenti i Republikës së Francës, Francois Hollande u takuan dje në Bërdo, Slloveni.

Presidentja Jahjaga e falënderoi Presidentin Hollande për mbështetjen që Republika e Francës i ka dhënë Kosovës në procesin e rindërtimit dhe të shtetndërtimit, si dhe në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova është një rrëfim suksesi i qytetarëve dhe institucioneve të saj, si  dhe theksoi se konsolidimi ndërkombëtar i Kosovës  po bëhet me ndihmën e miqve të saj, përfshirë edhe Francën.

Presidenti i Republikës së Francës, François Hollande, shprehu interesimin e tij për zhvillimet në Kosovë, për procesin e ndërtimit të shtetit të së drejtës, si dhe për proceset e integrimit në BE. Ai posaçërisht u interesua për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe kapacitet e saj, si dhe ndihmën që Franca dhe BE-ja mund të japin në këtë drejtim.

Presidenti Hollande po ashtu shprehu shqetësimin  për numrin në rritje të azilkërkuesve nga Kosova në Francë duke thënë se kjo çështje po i jep shtetit  të ri të Kosovës  një imazh të shëmtuar.

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar