Holanda përgjegjëse për vdekjet në Sebrenicë

Holanda përgjegjëse për vdekjet në Sebrenicë

Gjykata Supreme e Hollandës ka dalë në përfundim se Hollanda është fajtore për frasjen e tre myslimanëve boshnjakë në Sebrenicë. Tre myslimanet ishin detyruar të linin kompleksin e OKB-së, që ruhej nga forcat paqëruajtëse holandeze. Në vendim shkruhet se trupat holandez nuk duhej të detyronin tre burrat të linin kampin. Në bazë të vendimit familjarët

Gjykata Supreme e Hollandës ka dalë në përfundim se Hollanda është fajtore për frasjen e tre myslimanëve boshnjakë në Sebrenicë.

Tre myslimanet ishin detyruar të linin kompleksin e OKB-së, që ruhej nga forcat paqëruajtëse holandeze. Në vendim shkruhet se trupat holandez nuk duhej të detyronin tre burrat të linin kampin. Në bazë të vendimit familjarët e viktimave mund të kërkojnë dëmshpërblim nga shteti holandez.

Sebrenica konsiderohet si masakra më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Në këtë masakër janë vrarë 7500 burra dhe djem myslimanë boshnjakë.

/Ejup Lila/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar