Holanda i thotë “Po” statusit për Shqipërinë

Holanda i thotë “Po” statusit kandidat për Shqipërinë. Parlamenti i këtij vendi vendosi të votojë pro dhënies së statusit vendit tonë, duke ndërruar qëndrimin kundërshtues të deritanishëm. Lajmin e bëri publik kryeministri Rama gjatë debatit në parlament, duke kërkuar një duartrokitje për këtë moment. Qeveria holandeze, me anë të një letre drejtuar Parlamentit të saj,

Holanda i thotë “Po” statusit kandidat për Shqipërinë. Parlamenti i këtij vendi vendosi të votojë pro dhënies së statusit vendit tonë, duke ndërruar qëndrimin kundërshtues të deritanishëm.

Lajmin e bëri publik kryeministri Rama gjatë debatit në parlament, duke kërkuar një duartrokitje për këtë moment.

Qeveria holandeze, me anë të një letre drejtuar Parlamentit të saj, i bashkohet mbështetjes së Komisionit dhe vendeve të tjera anëtare.

“Bazuar në qasjen holandeze strikt dhe të drejtë, qeveria ndan mendimin e Komisionit se Shqipëria i është përgjigjur thirrjes që Këshilli i bëri në dhjetor 2013,” shkruhet ndër të tjera në letër.

Në letër përmendet se qeveria shqiptare ka treguar  vullnet politik në zbatimin e legjislacionit, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por holanda mendon se duhet bërë ende shumë në rrugën e reformavepër të arritur tek hapja e negociatave.

“Vendi duhet të vazhdojë të japë prova dhe të tregojë reforma të qëndrueshme gjatë viteve të ardhshme. Reformat dhe zbatimi i tyre do të monitorohen ngushtë. Ky mesazh i është komunikuar në mënyrë të qartë kryeministrit Rama, i cili vizitoi Holandën më 26 maj dhe bisedoi me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm. Gjatë vizitës, qeveria holandeze ka mirëpritur axhendën e qartë të reformave të qeverisë shqiptare dhe hapat konkrete që janë ndërmarrë në zbatim të saj. Ky mesazh është koordinuar ndërmjet disa vendeve anëtare dhe i është përcjellë kryeministrit shqiptar edhe prej tyre”, thuhet në letër.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar