Holanda fiton, Robben nuk kënaqet me kaq

Holanda fitoi ndaj Australisë në një ndeshje plot emocione, por Arjen Robben nuk është i kënaqur. “Nuk ishte mirë, por ishte mjaftueshëm për të mbyllur ndeshjen në fund të saj”, ka thënë Robben pas ndeshjes. Fitorja ndaj australianëve nuk qe e lehtë për skuadrën e Van Gal, por në fund holandezët ia dolën të merrnin

Holanda fitoi ndaj Australisë në një ndeshje plot emocione, por Arjen Robben nuk është i kënaqur.

“Nuk ishte mirë, por ishte mjaftueshëm për të mbyllur ndeshjen në fund të saj”, ka thënë Robben pas ndeshjes.

Fitorja ndaj australianëve nuk qe e lehtë për skuadrën e Van Gal, por në fund holandezët ia dolën të merrnin fitoren e tyre të parë ndaj Australisë.

Robben ishte i pari që shënoi për tulipanët në minutën e 20-të të ndeshjes me një gjuajtje të frikshme nga e majta që nga largësia. Australianët u kundërpërgjigjën shpejt me Cahill që shndërroi një goditje dënimi në një supergol që do të mbahet mend, duke çuar shifrat në 1-1.

Pjesa e dytë filloi me një 11 metërsh të realizuar nga Jedinak që çoi australinë në avantazh. Por gëzimi i kangurëve nuk zgjati shumë, pasi Van Persie shpejt barazoi shifrat. Pak minuta më vonë Depay shënoi golin e fitores për holandezët duke vulosur rezultatin në 3-2.

Holanda ka tani plot 6 pikë, ndërsa do të ndeshet me Kilin për të ndarë se kujt i takon kryesimi i grupit B. Ndërsa Australia duhet të shpresojë në një tjetër humbje të Spanjës për të mos u larguar pa pikë nga ky Botëror.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar