HIV, analizat këshillohen për të gjithë

1

Shkencëtarët thonë se mbi 50 mijë persona në Shtetet e Bashkuara infektohen çdo vit me virusin HIV dhe se gati 25 për qind e të infektuarve nuk e dinë  këtë gjë.

Një grup pune i ngritur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara rekomandon që të gjithë të rriturit amerikanë të analizohen për virusin HIV, pavarësisht rrezikut të tyre për infektim ose jo.

Grupi i mjekëve dhe shkencëtarëve i shpalli rekomandimet të hënën, duke bërë thirrje për kontroll rutinë për virusin HIV për të gjithë personat midis moshave 15-65 vjeç. Paraprakisht, ky grup kishte rekomanduar analiza vetëm për ata që janë në rrezik të lartë për infektim me virusin HIV, i cili shkakton SIDA-n.

Edhe në Shqiperi, sipas statistikave, numri i të infektuarve  me HIV po shkon gjithmonë në rritje. Mjekët theksojnë një papërgjegjshmëri, pasi gjatë vitit shumë pak persona bëjnë analizat e nevojshme, edhe pse kjo gjë rekomandohet çdo 6 muaj.

Mjekët i bëjnë  apel  sidomos të rriturve, por edhe të rinjve që të jenë të kujdesshëm në kryerjen e akteve seksuale . Sipas tyre, e vetmja rrugë për një shëndet të sigurte është vetëm kujdesi permanent dhe bërja e analizave në kohë.

/Redjon Shtylla/

1 Koment

  1. eshte e vertete kjo gje sepse ne te rinjte jemi shume te papergjegjshem.
    Suksese te gjiyheve ne kete rubrike por edhe ne kete faqe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here