“Historia ime me Milanin nuk mund të jetë kurrë një çështje parash”, Gatuzo largohet nga kuqezinjtë

Konfirmohet lajmi i mbrëmjes së djeshme për largimin e Xhenaro Gatuzos nga stoli i Milanit. Ka qenë vetë tekniku që për nëpërmjet një deklarate për La Repubblica ka konfirmuar “divorcin” me kuqezinjtë. “Vendimi për t’u larguar nga Milani nuk është i lehtë, por është një vendim që duhet ta marr. Nuk kishte një moment të

Konfirmohet lajmi i mbrëmjes së djeshme për largimin e Xhenaro Gatuzos nga stoli i Milanit. Ka qenë vetë tekniku që për nëpërmjet një deklarate për La Repubblica ka konfirmuar “divorcin” me kuqezinjtë.


“Vendimi për t’u larguar nga Milani nuk është i lehtë, por është një vendim që duhet ta marr. Nuk kishte një moment të saktë, në të cilin e pata peshuar këtë vendim.


Ishte shumatorja e këtyre 18 muajve si trajner i një ekipi, që për mua nuk do të jetë kurrë si të tjerët. Këto muaj jetova me pasion të madh, ishin 18 muaj të paharrueshëm. A po heq dorë nga një kontratë 2-jeçare? Po, sepse historia ime me Milanin nuk mund të jetë kurrë një çështje parash”, u shpreh Gatuzo.


Vendimi i trajnerit për largimin nga kuqezinjtë erdhi pas dështimit në kampionat, ku skuadra nuk arriti dot të siguronte një vend për në Ligën e Kampioneve.


41-vjeçari refuzon kështu një shumë prej 5.5 milionë euro, që Milani duhet t’i paguante trajnerit si dëmshpërblim për prishjen e kontratës, e cila skadonte në 30 qershor të vitit 2021. Ky vendim për anulimin formalisht të kontratës vjen për shkak të lidhjes së fortë shpirtërore që Rino ka me skuadrën.

Krisildi Maxhari

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar