Hiqet tatimi për pagat në 30 mijë lekë

0

Pagat deri në 30 mijë lekë nuk do të paguajnë tatimin mbi të ardhurat. Vendimi i marrë nga Qeveria ka hyrë në fuqi që më datë 1 maj. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tha se vendimi i marrë tashmë ka hyrë në fuqi pasi i kaloi me sukses të gjitha etapat e nevojshme.

“Duke filluar nga data 1 maj 2013, pagat deri në 30.000 lekë do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat nga punësimi. Në zbatim të ligjit 8438, datë 28.12.1998 ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, i ndryshuar, tatimi mbi të ardhurat nga punësimi do të zbatohet për pagat mbi 30.000 lekë”, thuhet në njoftimin e Tatimeve.

Vendimi i Qeverisë për të hequr tatimin mbi të ardhurat nga punësimi do të sjellë më shumë përfitim për qytetarët që kanë këtë nivel page. Ky vendim u jep mundësinë qytetarëve që që këto para t’i marrin në dorë.

Nëse me ligjin e vjetër të gjithë ata që kishin pagën 30 mijë lekë tatoheshin 10% të vlerës së saj, duke filluar nga data 1 maj qytetarëve me këtë nivel të ardhurash u hiqet detyrimi për të paguar tatim mbi të ardhurat.

Vendimi për heqjen e tatimit për pagat deri në 30 mijë lekë që ka filluar të zbatohet u kursen qytetarëve gati 15 mijë lekë, ç’ka automatikisht përkthehet në rritje pagash, pasi tashmë qytetarët këtë shumë do të mund ta marrin në dorë.

 /Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here