Koncepti i Maturës Shtetërore për vitin e ri shkollor 2015-2016, do të funksionojë vetëm për të përmbyllur ciklin e gjimnazit, jo më për t’u pranuar në universitetet publike. Në bazë të ligjit të ri të arsimit të lartë, u është lënë në dorë Universiteteve të zgjedhin mënyrën për të përzgjedhur studentët. Me heqjen e Maturës
Koncepti i Maturës Shtetërore për vitin e ri shkollor 2015-2016, do të funksionojë vetëm për të përmbyllur ciklin e gjimnazit, jo më për t’u pranuar në universitetet publike.
Në bazë të ligjit të ri të arsimit të lartë, u është lënë në dorë Universiteteve të zgjedhin mënyrën për të përzgjedhur studentët.
Me heqjen e Maturës Shtetërore si komponenti thelbësor për t’u regjistruar në një prej fakulteteve publike të vendit, drejtuesit e universiteteve bashkërisht me Këshillin e Pedagogëve dhe të studentëve do të vendosin nëse studentët e rinj do të pranohen me testim ose nëpërmjet përgatitjes së një eseje, në temë jo të lirë.
Kështu, edhe pse MAS nuk do të marrë pjesë në vendimmarrje, duke ia dhënë këtë të drejtë të plotë universiteteve, propozon që format e konkursit të jenë: Test me gojë, me shkrim ose ese, një prej të cilave do të zgjidhet nga drejtuesi i institucionit të lartë publik.
Vendimi për heqjen e procesit të Maturës Shtetërore si kusht për të fituar të drejtën për të qenë student në një prej fakulteteve të vendit, erdhi pas atij të Ministrisë së Arsimit në Kosovë, i cili e ka zbatuar praktikën e konkursit që prej këtij viti.
Kjo në kuadër të bashkëpunimit për njehsimin e teksteve shkollore, programeve dhe kurrikulave të arsimit parauniversitar, por edhe atij akademik, marrëveshje kjo e nënshkruar nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe homologu i saj në Kosovë, Arsim Bajrami, kohë më parë.
Pra, maturantët e vitit të ardhshëm do t’u nënshtrohen provimeve të detyruara, që janë kushti thelbësor për të përfituar diplomën e maturës, të njohur ndryshe si ajo e pjekurisë.
Në përfundim të vitit të ardhshëm shkollor, maturantët do të testohen me qëllim përfundimin e studimeve parauniversitare, por jo se rezultatet me të cilat do të vlerësohen në provime do të shërbejnë për t’u regjistruar në fakultet, siç edhe ka ndodhur deri më tani.
Pra, pikët e arritura do të vlerësohen vetëm në diplomën e maturës, por nuk do të merren në konsideratë nga departamentet e asnjë fakulteti. Me përjashtim të mesatares, që përbën rëndësi, por edhe kjo vetëm në rastet kur fakulteti vetë vendos një kriter për mesataren, notat që do të marrin nxënësit në provime, do të shërbejnë vetëm për të faktuar nivelin e tyre në lëndë të caktuara.
Për të qenë student në një prej universiteteve publike në vend, të interesuarve do t’u duhet t’i nënshtrohen konkursit, i cili mundëson testimin e tyre në të gjitha lëndët dhe jo vetëm në 3 apo 5 lëndë të caktuara, siç edhe ka funksionuar në vendin tonë, që prej vitit 2006 e aktualisht.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *