Higuain gati kontratën me Napolin, mirëpritet nga Xhemajli

Higuain gati kontratën me Napolin, mirëpritet nga Xhemajli

Sulmuesi argjentinas Gonzalo  Higuain është nisur në Itali për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore e më pas për të nënshkruar kontratën  me skuadrën e Napolit. Lajmi është konfirmuar nga mediat spanjolle dhe ato argjentinase. Oferta prej 37 milion eurosh, plus 3 bonuse bindi Florentino Perez, ndërsa vetë futbollisti fillimisht nguroi të pranojë nënkampionët e Italisë. Mendohet

Sulmuesi argjentinas Gonzalo  Higuain është nisur në Itali për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore e më pas për të nënshkruar kontratën  me skuadrën e Napolit. Lajmi është konfirmuar nga mediat spanjolle dhe ato argjentinase.

Oferta prej 37 milion eurosh, plus 3 bonuse bindi Florentino Perez, ndërsa vetë futbollisti fillimisht nguroi të pranojë nënkampionët e Italisë. Mendohet se ka qenë bashkëkombasin e Higuain , Lavezzi që ka bindur atë  të udhëtojë drejt Napolit dhe të firmosë aventurën e re të tij në Serinë A, pas Premier Ligës dhe Primera Division.

Ndërkaq që mesfushori shqiptar i Napolit, Blerim Xhemajli e ka mirpritur përforcimin e radhës së skuadrës së tij me Gonzalo Higuainin. Sipas Xhemajlit, ardhja e Callejon, Mertens dhe Higuanit janë përforcime të mëdha dhe të qëlluara për napolitanët.

“Ne jemi të gatshëm të mirëpresim Higuainin, ashtu siç kemi bërë edhe me Callejon dhe Mertens, të cilët tashmë janë në skuadrën tonë”, ka thënë Xhemajli dje gjatë një konferencë për media.

“Lojtarët që janë blerë dëshmojnë se kompania jonë ka fituar respekt në gjithë Evropën. Ardhja e tyre është shumë e rëndësishme për ne”, tha ai.

Për Higuain, Napoli ka propozuar një kontratë 5-vjeçare nga ku sulmuesi do të përfitojë 6 mln euro në sezon.

/Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar