Higjiena, AKU kontrolle në 3 tregje

0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë nismën për kontrolle në tri tregje kryesore të Tiranës.

Qëllimi thelbësor i këtyre kontrolleve do të jetë higjiena dhe siguria ushqimore e konsumatorit. Tregjet që do t’iu nënshtrohen kontrolleve janë: Tregu agroushqimor te ish-uzina “Dinamo”, tregu agroushqimor në Kashar dhe tregu pranë ish-Shkollës Industriale në rrugën e Kavajës.

Sipas AKU-së, çdo treg që nuk do të plotësojë kushtet higjieno-sanitare do të mbyllet deri në plotësimin e të gjitha kushteve të kërkuara.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here