Hidhet nga ura 25 vjeçari, shkak depresioni

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Bulqizës, ku një i ri i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvrarë.

Ngjarja ka ndodhur disa orë pas mesnatës, ku i riu 25 vjeçar është hedhur nga ura. Ishin familjarët ata të cilët e gjetën trupin e pa jetë e të riut.

Ata janë të shokuar nga kjo ngjarje dhe nga raportimet paraprake që policia dhe uniformat e bardha kanë dhënë mbi shkaqet pse i riu u vetëvra, mendohet që të ketë qenë nga depresioni.

25 vjeçari sipas familjarëve vuante nga depresioni prej disa muaj dhe nuk e kishin imagjinuar se kjo ngjarje do të shkonte deri në vetëhedhjen e tij nga ura.

Policia po hijon hetimet e saja për të zbardhur sa më shumë ngjarjen.

/Redjon Shtylla/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here