Sot hidhet në qarkullim kartëmonedha e re shqiptare me vlerë nominale 5000 lekë, emetim i vitit 2013. Sipas Bankës së Shqipërisë, rishtypja e kartëmonedhave është miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Kartëmonedha e re me vlerë nominale 5000 lekë, emetim i vitit 2013, ka të njëjtat pamje dhe përmasa me kartëmonedhën me vlerë
Sot hidhet në qarkullim kartëmonedha e re shqiptare me vlerë nominale 5000 lekë, emetim i vitit 2013. Sipas Bankës së Shqipërisë, rishtypja e kartëmonedhave është miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.
Kartëmonedha e re me vlerë nominale 5000 lekë, emetim i vitit 2013, ka të njëjtat pamje dhe përmasa me kartëmonedhën me vlerë nominale 5000 lekë, emetim i vitit 2007, hedhur në qarkullim më 15 maj të vitit 2009.
Ndryshimet në emetimin e fundit qëndrojnë në: a) trashësinë e fillit të sigurisë, i cili bëhet, nga 1.5 mm, në 3 mm; b) në vitin e emetimit në trupin e kartëmonedhës, që do të jetë “2013” dhe c) në firmën e drejtorit të Departamentit të Emisionit.
Banka qendrore thekson se duke filluar nga data 9 korrik 2014, kartëmonedhat me vlerë nominale 5000 lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2013, do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, të emisioneve të mëparshme.
Monedhat metalike
Ndërkaq, më 25 qershor, Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së, me propozim të guvernatorit Fullani, miratoi emetimin për vitin 2014, të monedhave metalike për qëllime numizmatike. Konkretisht, Banka e Shqipërisë vendosi të nxjerrë, pa kurs ligjor, monedha metalike 100 lekë dhe 50 lekë me tematikë “Ngjarje historike: 70-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë”, “Loro Boriçi, figurë e shquar e futbollit shqiptar (1922-1984)”.
Ndërsa për vitin 2015, do të shtypen dy monedhat e mësipërme me tematikë “Shkenca dhe studiuesit: Kostandin Kristoforidhi (1827-1895)”; me tematikë “Arti shqiptar: kompozitori i shquar Çesk Zadeja (1927-1997)”. Për këto motive, pritet që të shpallet nga guvernatori një konkurs që do të përzgjedhë punimet më të mira vizatimore.
/ Dorjan Gjepali /
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *