Dy prokurorët, të cilët u morën me hetimin dhe vunë në akuzë tre deputetët e Kuvendit të Shqipërisë u transferuan nga Prokuroria e Përgjithshme. Prokurori Artur Selmani, i cili hetoi dosjen e dhunës në Kuvend, ku vuri në akuzë dhe mori të pandehur deputetët të Kuvendit të Shqipërisë, Arben Ndokën dhe Pjerin Ndreu, për dhunën
Dy prokurorët, të cilët u morën me hetimin dhe vunë në akuzë tre deputetët e Kuvendit të Shqipërisë u transferuan nga Prokuroria e Përgjithshme.
Prokurori Artur Selmani, i cili hetoi dosjen e dhunës në Kuvend, ku vuri në akuzë dhe mori të pandehur deputetët të Kuvendit të Shqipërisë, Arben Ndokën dhe Pjerin Ndreu, për dhunën e ushtruar ndaj deputetit demokrat, Gent Strazimiri mësohet se është transferuar. Ai nuk do të mbrojë në Gjykatën e Lartë çështjen për të cilën ngriti akuzën. Me këtë dosje do të merret Drejtori i Hetimit në Prokurori, Adnan Xholi.
Naga ana tjetër edhe prokurorja Alma Muça që hetoi dosjen e deputetit democrat Veliaj është transfaruar në Drejtorinë e Inspektimit. Në ndryshim nga Selmani ajo do të vijojë të mbrojë të njëjtën akuzë në Gjykatë.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *