Hetim për CV-në e Bashës

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe ish- deputet i saj, Arben Meçe, në një intervistë për gazetën Dita, thotë se Berisha nxitoi për të bërë zgjedhjet në PD, pasi e dinte se nuk gëzonte mbështetjen reale në PD. “Ai nxitoi që ta bënte këtë ndërkohë që ka pushtetin qeverisës në dorë,” thotë Meçe.“Unë nuk e

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe ish- deputet i saj, Arben Meçe, në një intervistë për gazetën Dita, thotë se Berisha nxitoi për të bërë zgjedhjet në PD, pasi e dinte se nuk gëzonte mbështetjen reale në PD.

“Ai nxitoi që ta bënte këtë ndërkohë që ka pushtetin qeverisës në dorë,” thotë Meçe.“Unë nuk e quaj asnjëherë Lul Basha, por fytyra e re e Saliut,” shton ai.

Sipas Meçes duhet një hetim për CV-në e Bashës, ndërsa shton se ai duhet të ndëshkohet për shkeljet që ka bërë.

“Unë do i kërkoja mazhorancës së re të bëjë një investigim të thellë të historikut të Lul Bashës, të CV-së së tij, sepse në historinë e Shqipërisë është futur një person i katapultuar. Për CV-në e tij ka shumë pikëpyetje dhe në mënyrë të posaçme mazhoranca e re duhet të kërkojë dhe të gjejë se çfarë përfaqëson ky në CV-në e tij, në të ashtuquajturin shkollim që ai ka bërë jashtë vendit. Ajo është një faqe shumë e errët,” thotë Meçe.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse ndërkombëtarët e quajnë arrestimin e liderit të opozitës si hakmarrje, Meçe thotë se ndërkombëtarët e kanë ndërtuar vetë shtetin ligjor në këtë mënyrë.

/Shkëndije Çurri/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar