Heqja e TVSH-së tek barnat dhe shërbimet shëndetësore

0

Komisioni për Çështjet Sociale, Punën dhe Shëndetësisë diskutoi sot për heqjen e TVSH-s mbi barnat dhe shërbimet shëndetësore, e propozuar nga qeveria si pjesë e Paketës Fiskale.

Duke filluar nga 1 prilli 2014 propozohet që barnat dhe shërbimet shëndetësore të jenë të përjashtuara nga TVSH-ja . Ky propozim pritet të sjellë efekte pozitive në çmimin e barnave dhe shërbimeve shëndetësore  për qytetarët dhe  sistemin shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka deklaruar se duke filluar nga data 1 prill 2014, sipas projektligjit, nuk do të ketë më TVSH 10 % në shëndetësi.

“Heqja e TVSH-së është vlerësuar si një taksim që i bëhej sëmundjes. Është vendosur në Shqipëri para rreth 3 vitesh kohë, kur është arsyetuar se do të sillte përmirësim në tregun farmaceutik, me rrjedhojë uljen e çmimit të barnave, gjë që nuk ndodhi, por në fakt erdhi si një kosto shtesë qoftë për barnat që qytetarët blejnë, apo qoftë dhe për barnat dhe shërbimet shëndetësore që institucionet publike të shëndetësisë do të duhet të paguajnë në përmbushjen e shpenzimeve të shëndetësisë publike”, -tha Beqaj

Gjithashtu Beqaj theksoi se Ministria e Shëndetësisë po punon për të hartuar Listën e re të Rimbursimit të Barnave, ndërkohë që do të propozojë dhe ndryshimet e nevojshme në ligjin e Barnave.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here