“Henri i VI”, së shpjeti në festivalin e Shekspirit në Maqedoni

“Henri i VI”, së shpjeti në festivalin e Shekspirit në Maqedoni

Henri i VI”, një nga premierat më të rëndësishme teatrore të Teatrit Kombëtar në Tiranë, së fundmi ka udhëtuar drejt Londrës për të folur shqip në Festivalin Botëror të Shekspirit. Premiera e realizuar me mjeshtëri nga aktorët shqiptarë, do të bëhet pjesë edhe e një festivali që do të zhvillohet së shpejti në Maqedoni. Sëbashku me

Henri i VI”, një nga premierat më të rëndësishme teatrore të Teatrit Kombëtar në Tiranë, së fundmi ka udhëtuar drejt Londrës për të folur shqip në Festivalin Botëror të Shekspirit.

Premiera e realizuar me mjeshtëri nga aktorët shqiptarë, do të bëhet pjesë edhe e një festivali që do të zhvillohet së shpejti në Maqedoni.

Sëbashku me trupën e aktorëve, festivali i Shekspirit do të ngjitet për herë të parë në skënën e teatrit në Maqedoni.

Regjisori Adonis Filipi gjatë një komunikimi me mediat shprehet se: “Pas disa ditësh ne do të udhëtojmë me veprën “Henri i VI” në Festivalin e Shekspirit që zhvillohet në Maqedoni nga data 19 deri më 25 qershor”.

Gjithashtu ai thotë se vëmendja kryesore duhet të jetë e fokusuar te festival teatror, pasi konkurrenca me trupa të tjera teatrore nga shtete të ndryshme të botës do të jetë e fortë.

Aktorët pjesëmarrës në këtë vepër teatrore janë: Bujar Asqeriu, Yllka Mujo, Ahmet Pasha, Vasjan Lami, Fatos Sela, Mehdi Malka, Arben Derhemi, Sokol Angjeli, Gjergj Mena etj. Rolin e Henrit të VI-të do ta interpretojë aktori Indrit Çobani, ndërsa atë të Mbretëreshës Margaret Mira Hysaj.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar