Hellmut Hoffmann: Qeveria e re ka shumë sfida përpara

Hellmut Hoffmann: Qeveria e re ka shumë sfida përpara

Ambasadori i ri Hellmut Hoffmann në një intervistë për revistën Deutsche Welle deklaroi se qeverinë Rama e presin shumë sfida të mëdha përpara. Gjermania mirëpret nismën e re të kryeministrit të ri për të ngritur një sitem efikas ligjor duke shtuar vendet e punës dhe thithjen e investitorëve. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë pika

Ambasadori i ri Hellmut Hoffmann në një intervistë për revistën Deutsche Welle deklaroi se qeverinë Rama e presin shumë sfida të mëdha përpara. Gjermania mirëpret nismën e re të kryeministrit të ri për të ngritur një sitem efikas ligjor duke shtuar vendet e punës dhe thithjen e investitorëve. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë pika kyce e qeverisë së re deklaroi Hoffmann.

“Shqipërisë i duhet një zhvillim i qëndrueshëm ekonomik si parakusht për përmirësimin e kushteve social ekonomike të jetesës dhe progres në procesin e integrimit europian, Investimet e huaja kanë rolin e tyre në këtë drejtim. Deri tani ka rreth 50 kompani të vogla dhe të mesme gjermane, që operojnë në Shqipëri?, tha ambasadori gjatë fjales së tij.

“Erdha në Shqiperi në një moment shumë interesant, është zgjedhur Parlamenti i ri.Para se të vij tek sfidat e qeverisë së re, dëshëroj të them se gjithë komuniteti ndërkombëtar është shumë i kënaqur për mënyrën sesi u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Kishte një lloj nervozizmi, që buronte nga përvojat e zgjedhjeve të mëparshme. Mendoj se shumica e vëzhguesve ndërkombëtarë do të ishin të një mendjeje se ato shkuan mjaft mirë dhe ky është një zhvillim shumë i mirëpritur dhe pozitiv lidhur edhe me aspiratat e Shqipërisë ndaj BE. Qeveria e re ka sfida mjaft të mëdha. Jam i gëzuar që bisedova dje me kryeministrin Edi Rama, patëm një takim të gjatë dhe konstruktiv. Ai më foli për problemet, vështirësitë, sfidat që po përballon Shqipëria. Edhe pse kam pak kohë që jam në Shqipëri, nuk të duhet të jesh një gjeni, që të marrësh me mend se të përmirësosh këtu kushtet ekonomike dhe sociale për njerëzit është një sfidë e madhe. Kam mbetur vërtet i habitur nga zhvillimi në Tiranë, edhe pse nuk kam qënë me parë, por mjafton të hapësh sytë që të shohësh çfarë ka ndodhur në këto 10- 15 vitet e fundit. Sheh shumë progress, por edhe shumë varfëri. Dhe jam i sigurtë që kur të udhëtoj në Shqipëri do të shoh edhe më shumë varfëri. Natyrisht, hapja e vendeve të reja të punës do të jetë një sfidë e madhe. Por përtej kësaj sfide ka edhe çështje të tjera: stabiliteti politik është një çështje shumë e rëndësishme, po kështu edhe kultura e bashkëpunimitdebat politik mes opozitës dhe qeverisë, mendoj se është e rëndësishme të gjëndet ekuilibri i duhur midis polarizimit dhe konsensusit”, u shreh Hoffman.

/Armela Ago/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar