Hekurudha Fier- Vlorë së shpejti nis udhëtimet

  Hekurudha  Fier-Vlorë  e dëmtuar gjatë 25 vjetëve të fundit, së shpejti pritet të rindërtohet dhe të nis udhëtime me tren.  Stacioni i trenit bashkë me 33 km hekurudhë janë duke u rikonstruktuar, ku 25 vjet më parë trenat u zhdukën. Rikonstruksioni i nisur 6 muaj më parë konsiston në ndërtimin nga e para të

hekurudha_1

 

Hekurudha  Fier-Vlorë  e dëmtuar gjatë 25 vjetëve të fundit, së shpejti pritet të rindërtohet dhe të nis udhëtime me tren.

 Stacioni i trenit bashkë me 33 km hekurudhë janë duke u rikonstruktuar, ku 25 vjet më parë trenat u zhdukën.

Rikonstruksioni i nisur 6 muaj më parë konsiston në ndërtimin nga e para të hekurudhës. Ky investim jo vetëm që do të përdoret për transportin e qytetarëve,por gjithashtu është një nyje e rëndësishme për transportin e mallrave.

Përpara së të nisnin punimet firma zbatuese pastroi gjithë linjën  nga mbetjet që bllokonin segmente të tëra,ndërsa traversat e vjetra 50 vjecare po zëvendësohen me traversa betoni.

Linja hekurudhore e cila po rikonstruktohet  u inaguarua si pjesë e hekurudhës Shkodër – Vlorë në vitin 1968. Pas viteve ‘90 mirëmbajtja e hekurudhës u la pas dore, duke çuar në degradimit e plotë të këtij mjeti transporti.

Përgatiti E.B

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar