Hejnkes: Koha për një pushim të shkurtër

Hejnkes: Koha për një pushim të shkurtër

Trajneri Jup Hejnkes bëri të ditur sot se do të tërhiqet përkohësisht nga futbolli. Njeriu që udhëhoqi Bajernin e Mynihut drejt suksesit të trefishtë zbuloi në një konferencë për shtyp planet e tij për të ardhmen. Të gjithë prisnin që tekniku gjerman të tërhiqej përfundimisht nga futbolli, por diçka e tillë do të jetë vetëm

Trajneri Jup Hejnkes bëri të ditur sot se do të tërhiqet përkohësisht nga futbolli. Njeriu që udhëhoqi Bajernin e Mynihut drejt suksesit të trefishtë zbuloi në një konferencë për shtyp planet e tij për të ardhmen.

Të gjithë prisnin që tekniku gjerman të tërhiqej përfundimisht nga futbolli, por diçka e tillë do të jetë vetëm e përkohshme. Hejnkes është përfolur ditët e fundit për të marrë drejtimin e Realit të Madridit, por vetë ai shprehet se për momentin është koha për pak pushim.

Jup Hejnkes udhëhoqi Bajernin këtë vit drejt fitimit të Ligës së Kampionëve, Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë. Vendin e tij në drejtimin e klubit bavarez e zë tekniku spanjoll Pep Guardiola.

/Klajdi Lleshi/

 

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar