Dita e Fitër Bajramit, urimi i kreut të KMSH-së dhe masat organizative

Dita e Fitër Bajramit, urimi i kreut të KMSH-së dhe masat organizative

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, ka uruar besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për ditën e Fitër Bajramit. Fitër Bajrami është ditën e nesërme (8 gusht 2013). Ceremonia e faljes së Bajramit do të bëhet si çdo vit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 06:23 në sheshin përpara ish- Hotel Dajtit. Ndërsa për gratë falja

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, ka uruar besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për ditën e Fitër Bajramit.

Fitër Bajrami është ditën e nesërme (8 gusht 2013). Ceremonia e faljes së Bajramit do të bëhet si çdo vit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 06:23 në sheshin përpara ish- Hotel Dajtit. Ndërsa për gratë falja do të zhvillohet në rrugën “Myslym Shyri”, në krah të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në fjalën e tij Haxhi Selim Muça uroi të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo qofshin, për më shumë paqe dhe lumturi në familjet e tyre.

‘‘Bajrami është festa më e dobishme dhe më e bekuar për myslimanët. Zoti thotë: “Për Mua agjëruat në muajin e Ramazanit dhe sipas urdhërit tim falët namazin e bajramit. Kthehuni tani në shtëpitë tuaja të pastruar nga gjynahet e të falur”.
Urimet dhe vizitat e bajramit janë tradita të vyera të popullit tonë, të cilat kanë lënë gjurmë të thella e të pashlyeshme. Profeti Muhamed (a.s.) thotë: “Veprimi më i dashur për Allahun pas kryerjes së obligimeve, është kur një mysliman e gëzon vëllain e tij. Nisur nga kjo, le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit. I uroj edhe njëherë besimtarëve myslimanë dhe gjithë shqiptarëve, ta gëzojnë këtë festë me familjen, farefisin, fqinjët dhe gjithë shoqërinë. Zoti ju dhëntë mirësi e begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet që keni kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Zoti e bekoftë kombin dhe atdheun tonë.” u shpreh kreu i KMSH-se.

PLANI I MASAVE ORGANIZATIVE

Në kuadër të organizimit sa më të mirë të festës së Bajramit, duke mos cënuar hapësiren publike dhe krijuar lirshmëri në lëvizjen e qytetarëve, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë këtë vit ka përgatitur një plan të detajuar masash organizative.
Vendi i faljes është pozicionuar ashtu siç është bërë tashmë traditë, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Duke filluar nga ura pranë ish Hotel Dajtit deri në lulishten e sheshit “Skënderbej”. Gjithashtu vend falje do të jetë dhe segmenti i rrugës “Myslym Shyri”, në krah të Ministrisë së Mbrojtjes, që do të shërbejë për faljen e grave.
Vendi i faljes do të jetë vetëm në bulevard duke lënë të lira trotuaret dhe pa cënuar hapësirat e gjelbërta.
E gjithë sipërfaqja e faljes do të jetë e shtruar me material të përshtatshëm për t’u falur, kështu që nuk do të jetë e nevojshme për besimtarët të marrin letra apo gazeta.

Gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të ditës së enjte, do të ketë kufizim të lëvizjes së mjeteve në Bulevardin Deshmorët e Kombit, segmenti nga ura pranë ish – Hotel e Dajtit deri te sheshi ‘‘Skënderbej’’ si dhe në pjesën jugore të sheshit ‘‘Skënderbej’’.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar