Hatixhe Lushi risjell këngën “Baresha”

Hatixhe Lushi risjell këngën “Baresha”

Këngëtarja e mirënjohur Hatixhe Lushi  risjell për publikun shqipërtar këngën “Baresha”, në bashkëpunim me kompozitorin Klodian Qafoku. Këngëtarja Hatixhe Lushi për vite me rrallë ka qenë pjesë e  Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, por sot cilësohet si zëri më i mirë i këngëve të vajit. Këngëtarja ka menduar që këtë këngë ta sjell

Këngëtarja e mirënjohur Hatixhe Lushi  risjell për publikun shqipërtar këngën “Baresha”, në bashkëpunim me kompozitorin Klodian Qafoku.

Këngëtarja Hatixhe Lushi për vite me rrallë ka qenë pjesë e  Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, por sot cilësohet si zëri më i mirë i këngëve të vajit.

Këngëtarja ka menduar që këtë këngë ta sjell në një verision krejtësisht të ri dhe gjithashtu ka menduar ti bashkangjis edhe një klip.

“Sapo kam incizuar këngën “Baresha”. Është një bashkëpunim me kompozitorin Klodian Qafoku, i cili ka bërë një orkestracion të shkëlqyer. Për këtë këngë unë kam bërë filmime dhe disa ditë në Valbonë, Tropojë”, tregon këngëtarja Hatixhe Lushi.

Nag ana tjetër ky sezon vere do të artistja së bashku me emra të tjerë të Ansamblit do të jetë në punë, duket se ky sezon ka jo pak angazhime për këngëtaren.

“Pushimet vetëm në Strugë në “Blu Skaj”, por këndoj dhe pushoj buzë Drinit”, pohon ajo. Këngëtarja, e cila ka qenë pjesëmarrëse në çdo festival folklorik të Gjirokastrës ka jo pak këngë të cilat janë të vlerësuara në repertorin e saj, si “Loti i kurbetit”, balada “Ibrahim Keta i ri”, etj.

Në “Ritualin e jetës”, Hatixhe Lushi solli dhe këngën e vajit “Biri im”, dhimbja e të cilës e ka bërë këngëtaren të derdhë shumë lot.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar