Rikonstruksionini i stadiumit Loro Boriçi në Shkodër, i cili sipas premtimit të kryeministrit Edi Rama duhet të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit Shqipëri-Serbi, duket se është lënë plotësisht në harresë. “Sport Ekspres” shkruan sot se kanë kaluar më shumë se tre muaj nga premtimi dhe brenda muajit janar pritej fillimi i punimeve, por
Rikonstruksionini i stadiumit Loro Boriçi në Shkodër, i cili sipas premtimit të kryeministrit Edi Rama duhet të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit Shqipëri-Serbi, duket se është lënë plotësisht në harresë.
“Sport Ekspres” shkruan sot se kanë kaluar më shumë se tre muaj nga premtimi dhe brenda muajit janar pritej fillimi i punimeve, por asgjë nuk ka ndodhur deri tani. “Kam marrë vendimin për t’i vënë një datë çeljes së dyerve të stadiumit të ri olimpik të Shkodrës, me të gjithë parametrat e UEFA-s: 15 tetor 2015. Në ndeshjen e kthimit Shqipëri – Serbi, duhet të ketë vend për të paktën njëzet mijë zemra kuqezi”, u shpreh kryeministri Edi Rama mbas ndeshjes Serbi-Shqipëri të luajtur në Beograd.
U mendua se stadiumi mund të rikonstruktohej shumë shpejt, pas mbërritjes në Shkodër të një kompanie për të bërë matjet topografike në tetor, e cila u vu nën “presion” për të bërë matjet sa më shpejt, në mënyrë që të fillonte projekti.
Të gjithë presin të dinë se kur do të mbarojë rikonstruktimi i stadiumit “Loro Boriçi”?
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *