Harrison: Januzaj, Cristiano Ronaldo i ri i Manchesterit

Harrison: Januzaj, Cristiano Ronaldo i ri i Manchesterit

Talenti shqiptar i futbollit i lindur në Belgjikë Adnan Januzaj, mjaft i përfolur së fundmi për çështjen e zgjedhjes së skuadrës përfaqësuese, ka marrë vlerësime maksimale nga trajneri legjendar i Manchester United, Eric Harrison. Harrison ka mbetur i impresionuar me talentin e Januzajt gjatë turneut parasezonal me “Djajtë e Kuq” ku ka theksuar se Adnan

Talenti shqiptar i futbollit i lindur në Belgjikë Adnan Januzaj, mjaft i përfolur së fundmi për çështjen e zgjedhjes së skuadrës përfaqësuese, ka marrë vlerësime maksimale nga trajneri legjendar i Manchester United, Eric Harrison.

Harrison ka mbetur i impresionuar me talentin e Januzajt gjatë turneut parasezonal me “Djajtë e Kuq” ku ka theksuar se Adnan Januzaj, mund të jetë Cristiano Ronaldo i ri i Manchesterit.

“Januzaj është një futbollist i magjishëm dhe mendoj se është i njëjtë me Cristiano Ronaldon. Ai mund të kalojë pa problem kundërshtarët dhe së bashku me Wilfried Zaha mendoj që i shtojnë shumë cilësi skuadrës”, ka thënë Harrison.

 

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar