Harito: Ja marrëveshjet e 11 Janarit në Prizren

Takimi i kryeministrave Rama dhe Thaçi në Prizren do të karakterizohet nga nënshkrimi i disa marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe partneritetit mes dy qeverive. Në një deklaratë për shtyp ministrja për Inovacionin e Administratën Publike, Milena Harito bëri publike disa prej tyre. Harito tha se marrëveshje do të ketë në fushat e transportit dhe infrastrukturës, si

Takimi i kryeministrave Rama dhe Thaçi në Prizren do të karakterizohet nga nënshkrimi i disa marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe partneritetit mes dy qeverive. Në një deklaratë për shtyp ministrja për Inovacionin e Administratën Publike, Milena Harito bëri publike disa prej tyre.

Harito tha se marrëveshje do të ketë në fushat e transportit dhe infrastrukturës, si dhe të bashkëpunimit në fushën e integrimit evropian.

Ajo gjithashtu foli për marrëveshjet për Preshevën. “Kemi dy projekte për Preshevën. Një për bashkëfinancim për pajisjet mjekësore në maternitetin e Preshevës, si dhe të një fondi zhvillimor për Luginën e Preshevës. Do bëhet nënshkrimi formal i këtyre marrëveshjeve dhe dy kryeministrat do u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve,” deklaroi Harito gjate fjalës së saj për median.

Takimi mes dy qeverive, siç edhe ështëe njoftuar më herët, do të zhvillohet ditën e shtunë në Prizren.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar