Haradinaj, padi ndaj Lubonjës

Haradinaj, padi ndaj Lubonjës

Kreu i “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, Ramush Haradinaj ashtu siç pritej, ka reaguar një ditë pasi publicisti i njohur shqiptar, Fatos Lubonja ka deklaruar se Haradinaj është vrasës. Haradinaj ka thënë se ajo çfarë Lubonja ka thënë është një befasi jo e këndshme. Në reagimin e tij. kreu i AAK-së ka deklaruar: “Kërkoj nga

Kreu i “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, Ramush Haradinaj ashtu siç pritej, ka reaguar një ditë pasi publicisti i njohur shqiptar, Fatos Lubonja ka deklaruar se Haradinaj është vrasës.

Haradinaj ka thënë se ajo çfarë Lubonja ka thënë është një befasi jo e këndshme.

Në reagimin e tij. kreu i AAK-së ka deklaruar:

Kërkoj nga Lubonja që ta lexojë vendimin e gjykimit të dytë, ku Gjykata e Hagës e ka precizuar qartë se jo vetëm që nuk kam kryer vepra të tilla, por kam ndihmuar për të kundërtën. Miqtë e miqve të armiqve janë zgjuar nga gjumi në një fushatë negative dhe kjo do të rritet për ditë e më tepër në Kosovë, nga njerëz të cilët i shfrytëzojnë pozitat  e tyre që ky vend të mos zhvillohet”.

Haradinaj nuk ka përjashtuar mundësinë e ngritjes së padisë kundër fjalës së Lubonjës.

Reagimi i Haradinaj vjen pas asaj që Lubonja shprehet për një revistë gjermane, se Ramush Haradinaj është një vrasës dhe ai u lirua nga Haga pasi eleminoi të gjithë dëshmitarët e mundshëm.

 

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar