Hapet sot për publikun “Shtëpia e gjetheve”

Këtë të shtunë, të gjithë do të kenë mundësi të shuajnë kureshtjen se si një nga bazat e Shërbimit Informativ Shtetëror “Shtëpia e Gjetheve” të shndërruar në një Muze të Përgjimeve. E njohur ndryshe me pseudonimin “Gjethi”, ky objekt i ndodhur përballë Kishës Ortodokse në Tiranë kaloi nga SHISH nën administrimin e Ministrisë së Kulturës.

Këtë të shtunë, të gjithë do të kenë mundësi të shuajnë kureshtjen se si një nga bazat e Shërbimit Informativ Shtetëror “Shtëpia e Gjetheve” të shndërruar në një Muze të Përgjimeve. E njohur ndryshe me pseudonimin “Gjethi”, ky objekt i ndodhur përballë Kishës Ortodokse në Tiranë kaloi nga SHISH nën administrimin e Ministrisë së Kulturës. Në orën 11:00 të së shtunës në aktivitetin “one day show”, do të prezantohet projekti i Muzeut të Përgjimeve, ku do të jenë të pranishëm veç medias edhe diplomat e përfaqësues të biznesit.

Shtëpia me adresë, Rruga “4 Shkurti” në Tiranë, e njohur në gjuhën popullore si “Shtëpia e gjetheve” ka mbetur prej vitesh një objekt misterioz ngaqë ka qenë e përfaqësuar në këtë rast nga Sigurimi i Shtetit. Gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri kjo shtëpi ka fshehur brenda saj një “merimangë” të sofistikuar aparaturash spiunazhi nga më modernet për kohën.

Pikërisht kjo ndërtesë hapet sot për publikun në formën e një muzeu, ku do të përshkruhen fakte dhe mesazhe lidhur me kontrollin e Policisë Sekrete në diktaturë.

Në muret e saj janë hapur disa vrima që të japin mundësi të shoshës nga jashtë, brenda, të cilat simbolizojnë përgjimin. Mbi murin rrethues është shkruar edhe një parullë: “….Gjethet kanë kuptimin e fshehtësirës, të pyllit dhe, prandaj edhe të Bukuroshes së Fjetur të Përrallave- e cila, në një farë mënyre është kjo shtëpi, që duhet zgjuar, duhet zbuluar…”. Prezantimi do të bëhet nga ministria e Kulturës

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar