Hapet Panairi i karrierës tek Ekonomiku

Hapet Panairi i karrierës tek Ekonomiku

Panairi i karrierës shihet si një mundësi e mirë për studentët për të gjetur vend pune, stendat e të cilit janë ngritur pranë Fakultetit Ekonomik. Rreth 40 kompani kanë prezantuar oferta për punësim dhe trajnim në fusha të ndryshme. Disa student pohojnë se nuk e ndiejnë veten në ofertat e kompanive, duke u shprehur se

Panairi i karrierës shihet si një mundësi e mirë për studentët për të gjetur vend pune, stendat e të cilit janë ngritur pranë Fakultetit Ekonomik.

Rreth 40 kompani kanë prezantuar oferta për punësim dhe trajnim në fusha të ndryshme. Disa student pohojnë se nuk e ndiejnë veten në ofertat e kompanive, duke u shprehur se në këto panaire ofrohen më shumë trajnime, kurse pasuniversitare se sa vende konkrete pune.

Drejtuesit e Universitetit të Tiranës, thonë se Panairi është një mundësi për të punësuar sa më shumë të rinj.

“Mbi 1 mijë student të Universitetit të Tiranës janë trajnuar nga këto kompani, dhe mbi 100 janë punësuar”, shprehen drejtuesit.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar