Panairi i 21 i Librit, çel diten e sotme siparin e aktiviteteve. programi i aktivitetit që do të zhvillohet përgjatë këtyre pesë ditëve 14- 18 nëntor. Në panairin e këtij viti vihet re se çdo ditë është e mbushur me aktivitete pësa iu përket stendave të shtëpive botuese. Një vëmendje e madhe i
Panairi i 21 i Librit, çel diten e sotme siparin e aktiviteteve. programi i aktivitetit që do të zhvillohet përgjatë këtyre pesë ditëve 14- 18 nëntor. Në panairin e këtij viti vihet re se çdo ditë është e mbushur me aktivitete pësa iu përket stendave të shtëpive botuese.
Një vëmendje e madhe i është kushtuar librit për fëmijë dhe aktiviteteve dedikuar vogëlushëve. Diten e nesërme(15 nëntor), Shoqata e Botuesve Shqiptarë do të organizojë konferencën “Sfidat e leximit sot! Çfarë lexojnë të rinjtë në Shqipëri?”
Të shumta do të jenë diskutimet rreth kësaj teme, si dhe autorët e ndryshëm të librave të cilët do të flasin për çështje të caktuara. Ditën e shtunë, një ditë përpara përfundimit të Panairit të 21 të librit, do të organizohet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore që jep Shoqata e Botuesve Shqiptarë.
/D.Duraku/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *