Hapet panairi hotel-restorant-kafe, tregu më i madh në vend

Sot për herë të parë në Shqipëri është hapur panairi “HORECA”, (hotel, restorante, kafe), i cili ka si qëllim prezantimin e potencialeve dhe larmishmërisë që mund të ofrojë tregu i hoteleve, restoranteve dhe bareve. Ministri i Buqësisë dhe Zhvillimit Rural, Edmond Panariti, i pranishëm gjatë hapjes theksoi se tregu hotel-restorant-kafe është tregu më i madh

Sot për herë të parë në Shqipëri është hapur panairi “HORECA”, (hotel, restorante, kafe), i cili ka si qëllim prezantimin e potencialeve dhe larmishmërisë që mund të ofrojë tregu i hoteleve, restoranteve dhe bareve.

Ministri i Buqësisë dhe Zhvillimit Rural, Edmond Panariti, i pranishëm gjatë hapjes theksoi se tregu hotel-restorant-kafe është tregu më i madh në vend. Ky treg zë afërsishtë 70% të zërave të importeve dhe mbi 50% të tregut të punës.

Në stendën e Ministrisë së Buqësisë si një ndër prioritetet kryesore do te jenë produktet shqiptare, do të ketë prodhues të vajit të ullirit, produkteve organike dhe mjaltit.

Ministri i Buqësisë deklaroi se për promovimin e produkteve shqiptare dhe rritjen e cilësisë së tyre janë ndërrmarrë dy nisma:

1.Vula e cilësisë: Do të fillojmë me 3 sektorë, vaji i ullirit, vera dhe mjalti.

2.“Prodho Shqip, Tregto Shqip, Konsumo Shqip”.

Në këtë panair marrin pjesë kompani nga Shqipëria dhe nga shtetet fqinje me produkte dhe shërbime nga ushqimi, pije të ndryshme alkoolike dhe joalkoolike, verëra dhe birra, pije energjitike, furnizues të lëndëve të para, furnizues të kafesë, çajrave, etj

Prezantimi i këtyre produkteve do t’u shërbejë Hoteleve, Restoranteve dhe Bareve si një zgjidhje ekonomike, profesionale dhe qëndrueshmëri në zhvillimin dhë përparimin e biznesit të tyre.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar