Hapet ekspozita “Çamëria Ime” e piktorit Abaz Hado

Hapet ekspozita “Çamëria Ime” e piktorit Abaz Hado

Abaz Hado, një emër i njohur në pikturën shqiptare, tashmë edhe zv-ministër i Kulturës, ka prezantuar dje ekspozitën e parë të këtij lloji në Shqipëri, e cila u hap në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Kjo ekspozitë është e para në llojin e saj, jo vetëm në përmbajtje, por dhe për shprehjet origjinale të një

Abaz Hado, një emër i njohur në pikturën shqiptare, tashmë edhe zv-ministër i Kulturës, ka prezantuar dje ekspozitën e parë të këtij lloji në Shqipëri, e cila u hap në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Kjo ekspozitë është e para në llojin e saj, jo vetëm në përmbajtje, por dhe për shprehjet origjinale të një grafike dinamike, me teknika që i japin asaj frymë dhe konceptim modern.

Çamëria, vendi i origjinës së artistit, ka qenë gjithnjë frymëzues për të. Një vend i cili mbart në vetvete një histori me momente të forta tragjike, jetë të pafatë njerëzish, dëbime me forcë dhe dhunë nga banesat, dëshirë të pashterueshme për të shkelur në tokat e të parëve të tyre.

Si mjeshtër i grafikës, përmes personazheve dhe peisazheve të krijuara, ai ka dhënë një tablo të vërtetë të asaj bote me plot 30 punime të realizuara me plot ndjenjë dhe përkushtim për vendin e tij dhe mallin për t’u kthyer sërish atje.

Ekspozita do të hapet edhe në qytetet e Fierit, Durrësit, Vlorës, Sarandës etj.

/Najada Fosa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar