Hapet ambasada e Malit të Zi në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot Radovan Miljanic, i cili ka dorëzuar letrat e emërimit në pozitën e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë. Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka vlerësuar bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve, duke shprehur vullnetin e Republikës së

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot Radovan Miljanic, i cili ka dorëzuar letrat e emërimit në pozitën e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka vlerësuar bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve, duke shprehur vullnetin e Republikës së Kosovës për fuqizimin e këtyre marrëdhënieve me Malin e Zi, në shumë fusha.

Ministri Hoxhaj bëri të ditur se së shpejti edhe Republika e Kosovës do të caktojë përfaqësuesin e saj diplomatik në Mal të Zi, duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve fqinje, funksionalizimin e misioneve diplomatike në dy kryeqytetet.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, Radovan Miljanic ka shprehur përkushtimin e tij gjatë punës në Kosovë të jetë në shërbim të fuqizimit të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet dy shteteve.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar