Hapat që duhet të ndiqni për të zënë një vend pune në botën e marketingut

Hapat që duhet të ndiqni për të zënë një vend pune në botën e marketingut

Për të zgjedhur dhe për të gjetur punën e duhur, ju do të keni nevojë të zbatoni vecanërisht analizën e marketingut dhe planifikimin. Ndiqni këto shtatë hapa për të bërë marketingun e vetes suaj: Bëni një vlerësim të vetes dhe kërkoni këshillim për karrierë! Vlerësimet për veten kërkojnë që ju të vlerësoni ndershmërisht dhe plotësisht

Për të zgjedhur dhe për të gjetur punën e duhur, ju do të keni nevojë të zbatoni vecanërisht analizën e marketingut dhe planifikimin. Ndiqni këto shtatë hapa për të bërë marketingun e vetes suaj:

Bëni një vlerësim të vetes dhe kërkoni këshillim për karrierë!

Vlerësimet për veten kërkojnë që ju të vlerësoni ndershmërisht dhe plotësisht interesat tuaja, fuqitë dhe dobësitë. Cfarë bëni mirë dhe jo aq mirë? Cilat janë interesat tuaja të preferuara? Cilët janë objektivat tuaja në karrierë?  Cfarë ju bën ju të dalloheni nga kërkuesit e tjerë të vendit të punës?

Përgjigjet për pyetje të tilla mund t’ju sugjerojnë se cilat karriera të marketingut duhet të kërkoni ose të shmangni. Për ndihmë në bërjen e një vlerësimi të efektshëm të vetes, shikoni këto libra:

  • Shoya Zichy – Përputhja e karrierës (lidhja e asaj që ju jeni me atë që ju pëlqen të bëni)
  • Richard Bolles – Cfarë ngjyre është parashuta juaj?

Ekzaminoni përshkrimet e punës!

Pasi keni identifikuar aftësitë, interesat dhe dëshirat tuaja, ju duhet të shihni cilat pozicione të marketingut përputhen më mirë me to. Lista juaj fillestare e kërkimit për vend pune duhet të jetë e gjerë dhe fleksibël. Fillimisht jini i hapur të eksploroni shumë alternativa, pastaj fokusohuni në industri dhe në vende pune konkrete. Lista juaj mund të përfshijë një “vend pune në një kompani të sapokrijuar, afër një qyteti të madh në Bregun Perëndimor, që po bën një planifikim të një produkti të ri me një firmë kompjuterësh”.

Eksploroni tregun e punës dhe vlerësoni mundësitë!

Në këtë stad, ju duhet të shihni në treg se cfarë pozicionesh janë aktualisht të disponueshme. Këtë nuk duhet ta bëni i vetëm, por duke kërkuar ndihmë nga:

  • Qendrat e zhvillimit të karrierës
  • Panairet e vendeve të punës
  • Rrjetet dhe fletët e verdha
  • Edukimi kooperativ dhe trajnimet për punë
  • Interneti
  • Sajtet e rrjeteve profesionale

Zhvilloni strategji të kërkimit!

Sapo të vendosni se për cilat kompani jeni të interesuar, ju duhet të kontaktoni me to. Një nga mënyrat më të mira është përmes intervistave në kompleksin universitar. Por jo cdo kompani për të cilën ju jeni interesuar do ta vizitojë shkollën tuaj. Në raste të tilla, ju mund të shkruani, të dërgoni një e-mail, ose të telefononi kompaninë drejtpërdrejt, ose t’u kërkoni profesorëve të marketingut ose ish-studentëve të shkollës për kontakte.

Përgatisni rezyme!

Një rezyme është një përmbledhje e shkruar, koncize, por megjithatë gjithëpërfshirëse e kualifikimeve tuaja, duke përfshirë arritjet tuaja akademike, personale e profesionale, që ju paraqet përse ju jeni kandidati më i mirë për vendin e punës. Udhëzime për rezymenë:

  • Komunikoni vlerën tuaj te punëdhënësit potencialë në mënyrë konkrete.
  • Jini koncizë dhe të drejtpërdrejtë.
  • Përdorni folje aktive, për të treguar që jeni një njeri dinamik.
  • Mos neglizhoni cilësinë dhe mos bëni marifete.
  • Formatojeni tekstin që të jetë atraktiv, profesional dhe i lexueshëm.

Shkruani një letër shoqëruese, vazhdimin dhe mblidhni dokumentet mbështetëse.

Një letër shoqëruese tipike organizohet si vijon:

  • Emri dhe pozicioni i personit që ju po kontaktoni.
  • Një deklarim që identifikon pozicionin që ju po kandidoni.
  • Një përmbledhje e shkurtër e kualifikimeve tuaja për vendin e punës.
  • Një përshkrim të asaj që synoni të bëni në vazhdim, për shembull të telefononi pas dy javësh.
  • Një shprehje falënderimi për mundësinë e të qenit kandidat për vendin e punës.

Intervista për vendin e punës!

Sic thotë një thënie e njohur: “Rezymeja ju fut në intervistë, intervista ju fut në punë”. Intervista për vend pune ju ofron juve një mundësi të mblidhni më shumë informacion për organizatën dhe, në të njëjtën kohë, e mundëson organizatën të grumbullojë më shumë informacion për ju. Ju do të doni ta paraqisni anën tuaj më të mirë. Procesi i intervistimit konsiston në tri faza para intervistës, intervista vetë dhe pas intervistës. Nëse ju kaloni përmes këtyre etapave me sukses ju do të thirreni përsëri për vazhdimin e intervistës.

Lulzime Manallari

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar