Partia Demokratike e ka akuzuar qeverinë e re se mori vendimet e saj të para në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin e këshillit të ministrave. Eduard Halimi ish ministër i drejtësisë tha dje se qeverisë ju deshën vetëm 10 minuta për këto vendime kur sipas tij ligjet e vendit sanksionojnë se rendi i ditës i
Partia Demokratike e ka akuzuar qeverinë e re se mori vendimet e saj të para në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin e këshillit të ministrave. Eduard Halimi ish ministër i drejtësisë tha dje se qeverisë ju deshën vetëm 10 minuta për këto vendime kur sipas tij ligjet e vendit sanksionojnë se rendi i ditës i mbledhjes së këshillit të ministrave duhet të përcaktohet dy ditë para.
“Ligji përcakton se rendi i ditës miratohet dy ditë përpara. Vendimi fillimisht propozohet, pastaj shqyrtohet. Rama, përsëritës i shkeljes së kushtetutës. Për miratimin e një vendimi qeverie duhen që projektvendimi të propozohet, të merret dhe të shqyrtohet nga të gjitha ministritë”u shpreh Halimi.
Ish ministri i drejtesise, Halimi e cilëson të papranueshme shkeljen e kushtetutës nga qeveria e majtë.
“Qytetarët presin një kryeministër që të dijë të respektojë kushtetutën, dhe jo të shkelë kushtetutën me të dyja këmbët. Kjo është e prapanueshme dhe e dënueshme”- u shpreh Eduart Halimi.
Menjëherë pas betimit në presidencë qeveria zhvilloi mbledhjen e saj të parë. Ajo mori vendim për heqjen e fotos së presidentit Nishani nga institucionet dhe zëvëndësimin e saj me atë të Ismail Qemalit. Një vendim tjetër ishte dhe ai për ndalimin e importit te mbetjeve.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *