Halbauer: Nuk do e largojmë barrikadën mbi Ibër

Halbauer: Nuk do e largojmë barrikadën mbi Ibër

Komandanti i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, gjenerali Volker Halbauer ka bërë të ditur dje se barrikada mbi urën kryesore në lumin Ibër në Mitrovicë nuk do të hiqet pasi një veprim i tillë do të ishte më shumë politik. Në një intervistë për gazetën “Politika” të Beogradit, Halbauer ka thënë se KFOR-i është

Komandanti i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, gjenerali Volker Halbauer ka bërë të ditur dje se barrikada mbi urën kryesore në lumin Ibër në Mitrovicë nuk do të hiqet pasi një veprim i tillë do të ishte më shumë politik.

Në një intervistë për gazetën “Politika” të Beogradit, Halbauer ka thënë se KFOR-i është mision neutral dhe i paanshëm ndaj statusit të Kosovës,[prandaj edhe nuk parapëlqen që të përfshihet në zgjidhjen e çështjeve politike, transmeton Rel.

Sipas tij, barrikada kryesore mbi lumin Ibër paraqet dëshirat e serbëve veriorë, dhe se ai për këtë arsye nuk  ka ndërmend që të urdhërojë ndërhyrjen e forcave paqeruajtëse në zhbërjen e saj.

/ Elta Liksenaj /

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar