Merkato e futbollit italian është bërë mjaft intensive në orët e fundit, sidomos në aksin Milano-Torino, ku pritet të finalizohet shkëmbimi Vuçiniç-Guarin. Sulmuesi Mirko Vuçiniç i jep lamtumirën Juventusit për të veshur fanelen e Interit. Mediat vendase raportojnë se malazezi do të kryejë sot vizitat mjekësore dhe do të nisë menjëherë aventurën e re me
Merkato e futbollit italian është bërë mjaft intensive në orët e fundit, sidomos në aksin Milano-Torino, ku pritet të finalizohet shkëmbimi Vuçiniç-Guarin. Sulmuesi Mirko Vuçiniç i jep lamtumirën Juventusit për të veshur fanelen e Interit. Mediat vendase raportojnë se malazezi do të kryejë sot vizitat mjekësore dhe do të nisë menjëherë aventurën e re me klubin zikaltër.
Ndërkohë që çështja e kalimit të Vuçiniçit drejt Interit është mbyllur, Guarin po pengohet nga presidenti Tohir që të kalojë tek Juventusi. Torinezja “Tuttosport” raporton se Guarin është nervozuar në maksimum, duke kërcënuar edhe drejtuesit e klubit. Nëse nuk lejohet të kalojë drejt Juventusit, Guarin ka paralajmëruar se nuk do të paraqitet në stërvitjet e skuadrës. Me gjithë këtë presion, Tohir pritet të vendosë sot për fatin e kolumbianit.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *