Guardiola mposht djemtë e Barcës

Bayern Munichu ka mposhtur Barcelonën në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Allianz Arena e vlefshme për ‘Uli Hoeness Cup’ , me rezultatin e pastër 2-0. Djemtë e rinj të Peo Guardiolës ka arritur të dalin fitimtar nga kjo ndeshje. Skuadra mysafire e filloi takimin në mungesë të shumë futbollistëve kryesorë (si Pique, Alves, Busquets,

Bayern Munichu ka mposhtur Barcelonën në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Allianz Arena e vlefshme për ‘Uli Hoeness Cup’ , me rezultatin e pastër 2-0.

Djemtë e rinj të Peo Guardiolës ka arritur të dalin fitimtar nga kjo ndeshje.

Skuadra mysafire e filloi takimin në mungesë të shumë futbollistëve kryesorë (si Pique, Alves, Busquets, Xavi, Iniesta, Fabregas, Neymar etj.), megjithatë aty ishte Lionel Messi.

Nga ana tjetër, ekipi vendas ishte i frikshëm që nga fillimi duke qenë favorit nën udhëheqjen e ish-trajnerit të Blaugranëve, Pep Guardiola. Nga minuta e parë startoi Thiago Alcantara, ndërsa Mario Goetze nuk e filloi sfidën.

Po zhvillohej minuta e 14-të, kur pas një harkimi të Ribery, Philipp Lahm shënoi me kokë. Në fillim të pjesës së dytë, katalanasit e ndryshuan në tërësi formacionin duke luajtur me ekipin C, ndërsa te bavarezët u inkuadruan Mario Mandzukic dhe Xherdan Shaqiri.

Bayerni e dominoi sfidën në vazhdim, ndërsa arriti të shënojë edhe një herë me anë të kroatit Mandzukic (87’).  Në një deklaratë për mediat sportive gjermane Duardiola ka thënë se un di si ta mposht Barcën.

/Laugert Qosja/

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar