“Grupi i Drenicës” përballë prokurorit italian Salustro

“Grupi i Drenicës” përballë prokurorit italian Salustro

Shtatë të pandehurit e “Grupit të Drenicës” pritet dalin sot në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Të pandehurit do të shoqërohen nga dhomat e paraburgimit  për t’ju përgjigjur pyetjeve të Prokurorit italian Mauricio Salustro. Mbrojtësi i të pandehurit Sahit Jashari, avokati Tahir Recaj  ka konfirmuar se i pandehuri i tij do të paraqitet sot në orën

Shtatë të pandehurit e “Grupit të Drenicës” pritet dalin sot në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Të pandehurit do të shoqërohen nga dhomat e paraburgimit  për t’ju përgjigjur pyetjeve të Prokurorit italian Mauricio Salustro.

Mbrojtësi i të pandehurit Sahit Jashari, avokati Tahir Recaj  ka konfirmuar se i pandehuri i tij do të paraqitet sot në orën 10:30

“Me ftesë të Prokurorit Salustro do të paraqitemi para Prokurorisë në Prishtinë, ku të pandehurit do të merren në pyetje lidhur me akuzat për krime lufte. I mbrojturi im Sahit Jashari do të paraqitet në ora 10: 30”, tha Recaj.

Ish- Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, Sylejman Selimi, përballjen me Salustron do ta ketë në orën 11:30, ndërsa menjëherë pas tij është radha e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Mbı të pandehurit rëndojnë akuzat për krime lufte. Selimi akuzohet për shtatë vepra penale, Lushtaku për tri, ndërsa Sahit Jashari për tetë vepra penale.

Sipas pretendimeve të Salustros, ish- pjesëtarët e UÇK-së dyshohen për krime lufte kundër popullsisë civile dhunim të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likovic.

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar