Grupet rebele të Sirisë

Grupet rebele të Sirisë

Nga CNN International Kur flitet për luftën e Sirisë dhe situatën e rënduar atje, togfjalëshi që më së shumti dëgjojmë është : grupet rebele. Këto grupe dukshëm ndryshojnë nga njëri-tjetri në përbërje,udhëheqje  dhe më së shumti në interesa. Lufta civile e Sirisë ka “lindur’’ grupe rebele përmes spektrave të ndryshëm si ideologjikë ashtu edhe gjeografike.

Nga CNN International

Kur flitet për luftën e Sirisë dhe situatën e rënduar atje, togfjalëshi që më së shumti dëgjojmë është : grupet rebele. Këto grupe dukshëm ndryshojnë nga njëri-tjetri në përbërje,udhëheqje  dhe më së shumti në interesa.

Lufta civile e Sirisë ka “lindur’’ grupe rebele përmes spektrave të ndryshëm si ideologjikë ashtu edhe gjeografike. Disa janë nacionalistë të prirur për të cliruar vendin nga regjimi I pamëshirshëm. Të tjerë e perceptojnë konfliktin si një pranverë të xhihadit botëror.Një numër prej tyre janë aktivë vetëm në provincat apo qytetet nga vijnë ndërkaq që të tjerë janë të pranishëm në cdo kënd të shtetit.

Në një analizë të hollësishme të këtyre grupeve, qartazi dihet se grupet aleate me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë margjinalizuar shumë nga xhihadistët dhe salafistët, të cilët janë edhe protagonistët më të fuqishëm të revolucionit në Siri.

 Ushtria e Lirë Siriane

 Ushtria e Lirë Siriane u krijua nga Col. Riyad al-Asad në qershor të vitit 2010, me mbështetjen e shteteve perëndimore.Ajo mirëpret cdokend pasi nuk ka një komandë të fuqishme hierarkike.Në dhjetor 2012, pati një përpjekje për krijimin e Këshillit  Suprem Ushtarak  që do të unifikonte grupet, por që dështoi.

Islamistët e moderuar

 Grupi i islamistëve të  moderuar identifikohet me ideologjinë e Vëllazërisë Muslimane.Ky grup aspiron ta zëvëndësojë kanunin laik me ligjin islamik dhe të drejtat e njeriut.

Ato bashkëpunojnë edhe me Frontin e Clirimit Islamik sirian, me një përbërje prej 40.000 ushtarësh.Janë të prasnishëm kudo në luftime në Alepo, Damask dhe Homas. Islamistët e moderuar komunikojnë  me qeveritë pernëdimore por nuk marrin ndihma prej tyre.

Salafistët

 Salafistët janë muslimanë që kërkojnë ta rikthejnë komunitetin islam në tre gjeneratat e para që nga lindja e tij. Ato janë kundër modernizmit, influencës perëndimore dhe ligjeve laike. Për salafistët, minoriteti drejtues  i Alavit janë heretikë që meritojnë  vdekjen ndërsa shënjestra e tyre janë civilët, qytetarët e Alavit.

Anëtarët thonë se organizata përbëhet nga më shumë se 30.000 ushtarë, duke përfshirë edhe të huajt. Sulmet tipike kundër regjimit janë sulmet me bomba vetëvrasëse si dhe ato në makinat e liderave. Ky grup bashkëpunon edhe me grupet e tjera rebele siriane , me gazetarët perëndimore por I shmanget bashkëpunimit me qeveritë e këtyre vendeve.

Xhihadistët

 Megjithëse xhihadistët e lidhur me Al-Kaedën kanë ardhur më vonë, sidoqoftë ato tani janë grupi më i fuqishëm në fushën e betejës. Jabhat al-Nusra u themelua në janar të vitit 2012. Ai përbëhet nga sirianët që luftuan në Irak, kur  ai ishte nën ndikimin amerikan. Jabhat al-Nusra mbahet si grupi pioneer për bombat vetëvrasëse të shënjestruara tek ushtria dhe civilët.

Shërbimet e Inteligjencës Amerikane besojnë se numri I xhihadistëve, duke përfshirë edhe perëndimorët arrin në  60.000 mijë ushtarë.

Ato kanë vrarë civilët alavianë, kanë rrëmbyer disa shtetas perëndimorë dhe kanë sulmuar brigada të tjera. Xhihadistët kontrollojnë infrastrukturën dhe njësitë e vajit në Siri.Ky grup synon ta shfrytëzojë konfliktin e Sirisë për të destabilizuar edhe shtetet fqinje.

Pasi që ushtria e lirë siriane ka humbur terren, xhihadistët dhe salafistët gradualisht janë shndërruar në aktorët më të fuqishëm të revolucionit sirian. Një sulm amerikan kundër tyre thjesht do ti bënte më të fortë.

Përgatiti në shqip për “Objektiv.al”: Elta Liksenaj

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar