Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski reagon pas deklaratës së Kryeministrit shqiptarë z. Rama. Ai thekson se protestat nuk kanë lidhje me Marrëveshjen e Ohrit por janë të nxitura në elementë radikalë fetarë. Kryeministri shqiptarë, deklaroi dje se këto trazira vijnë si pasojë e moszbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. “Këto janë pasoja të moszbatimit të plotë të
Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski reagon pas deklaratës së Kryeministrit shqiptarë z. Rama. Ai thekson se protestat nuk kanë lidhje me Marrëveshjen e Ohrit por janë të nxitura në elementë radikalë fetarë.
Kryeministri shqiptarë, deklaroi dje se këto trazira vijnë si pasojë e moszbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.
“Këto janë pasoja të moszbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe një humbjeje besimi ndër shqiptarët, për të cilat garantët nuk duhet ti kërkojnë të gjitha shkaqet jashtë sferës së përgjegjësive të tyre. Ashtu sikundër besoj unë edhe flamujt e radikalizmit fetar nuk ngrihen mbi shkopinj, por mbi plagë sociale gërryese, varfërim, papunësi, keqarsimim dhe izolim, të cilat shkaktojnë reaksione nga më agresivet në organizmin shoqëror të një bashkësie. E për këto duhet menduar me tre palë për Maqedoninë. Për këto duhet menduar me shumë palë për Ballkanin.”, shprehet Rama.
Me këtë deklaratë kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka acaruar akoma më shumë gjendjen e protestave.
Protesta po shtrihen në shumë qytete të tjera duke pasur mbështetje edhe nga qytete të Shqipërisë dhe Kosovës.
/ Ejup Lila /
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *