Gruevski kërkon zgjidhje që nuk prek identitetin e Maqedonisë

Gruevski kërkon zgjidhje që nuk prek identitetin e Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski  dëshiron një zgjidhje për cështjen e emrit që nuk do të ndikojë mbi identitetin e popullit të Maqedonisë. Gazeta greke  “Naftemboriki” shkruan  se Gruevski ka theksuar se “VMRO-DPMNE nuk dakordohet me çfarëdo qoftë zgjidhje që do të parashikojë ndryshim të Kushtetutës, me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues, zgjidhje që

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski  dëshiron një zgjidhje për cështjen e emrit që nuk do të ndikojë mbi identitetin e popullit të Maqedonisë.

Gazeta greke  “Naftemboriki” shkruan  se Gruevski ka theksuar se “VMRO-DPMNE nuk dakordohet me çfarëdo qoftë zgjidhje që do të parashikojë ndryshim të Kushtetutës, me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues, zgjidhje që provokon në identitetin e popullit, gjuhës dhe kombit të Maqedonisë dhe nuk do të lejohet çfarëdo qoftë zgjidhje të miratohet pa u organizuar paraprakisht referendum”.

Ndërkaq që gazeta  “Elefterotipia”  shton se Gruevski ka theksuar se qeveria e Maqedonisë dëshiron t’i intensifikojë negociatat për zgjidhjen e çështjes së emrit, por nuk ka përgjigje nga pala greke.

“Problemi kryesor në këtë moment është që edhe ne edhe ndërmjetësi kemi probleme të flasim me Greqinë. Problemi kryesor është se si të vendoset dialog për këtë çështje” ka thënë Gruevski.

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar