Gruevski fiton gjyqin kundër tij për shpifje

Gruevski fiton gjyqin kundër tij për shpifje

Kryetari i partisë opozitare NSDP, Tito Petkovski do të paguajë mbi 10 mijë euro  dëmshpërblim për shpifje ndaj  kryeministrit Nikolla Gruevski. Ky vendim u mor dje nga Gjykata Themelore Shkupi 1, pas një procesi gjyqësor të ngritur nga kryeministri Gruevski kundër liderit të Partisë së Re Socialdemokrate (NSDP), Tito Petkovski. Shqiptimi i këtij dënimi në

Kryetari i partisë opozitare NSDP, Tito Petkovski do të paguajë mbi 10 mijë euro  dëmshpërblim për shpifje ndaj  kryeministrit Nikolla Gruevski. Ky vendim u mor dje nga Gjykata Themelore Shkupi 1, pas një procesi gjyqësor të ngritur nga kryeministri Gruevski kundër liderit të Partisë së Re Socialdemokrate (NSDP), Tito Petkovski.

Shqiptimi i këtij dënimi në gjykatë u dëgjua vetëm nga avokatët e dyja palëve. Gruesvski ka ngitur kallëzim penal kundër Petkovskit për shpifje, në një tekst të këtij të fundit të publikuar një vit më parë në javoren “Fokus”.

Sıpas këtij shkrimi, kryeministri Gruevski  përmes një letre drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon kishte pranuar propozimin e emrit : Republika e Maqedonisë (Shkupi), dhe kjo kishte ndodhur në prag të Samitit të NATO-s në Bukuresht në vitin 2008.

 

/ Elta  Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar