Grubjesiç: Pa zbatim të marrëveshjes, nuk ka integrim për Serbinë

0

Marrëdhëniet e mira me Kosovën dhe zbatimi i marrëveshjes janë të domosdoshme për integrimin europian të Serbisë. Kjo ka qenë deklarata e nënkryetares për Integrime Europiane pranë qeverisë serbe, Suzana Grubjesiç.

“Nëse Serbia dhe Kosova nuk arrijnë pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve, Serbisë nuk do t’i jepet data për fillimin e bisedimeve për pranim në Bashkimin Evropian”, ka thënë Grubjesiç për median e Beogradit.

Ndërkohë,ajo vlerësoi rolin e Bashkimit Europian si të rëndësishëm për afrimin e qëndrimeve të dy vendeve mbi çështjen.

Në lidhje me takimin e 21 majit, Grubjesiç u shpreh se pret që kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht Ivica Dacic dhe Hashim Thaçi, të pajtohen për zbatim të marrëveshjes.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here