Grindje brenda fisit, kushëriri plagos babë e bir

0

Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës.

Të plagosurit janë personat me iniciale GJ.Z. dhe R.Z., babë e bir, banorë të fshatit Rrushkull të komunës Sukth në Durrës. Ata janë dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme pranë spitalit rajonal të Durrësit.

I dyshuari kryesor për ngjarjen mësohet të jetë një i afërm i familjes. Ngjarja ka ndodhur pas një gridjeje për motive të dobëta mes dy  palëve.

Autori i ngjarjes është larguar në drejtim të paditur ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here