Grida Duma është zyrtarisht kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit. PD krahas dy kandidatëve, Arqile Gorea dhe Ardian Mukës, testoi përmes një sondazhi për Bashkinë e Durrësit edhe Grida Dumën. Në këtë mënyrë demokratët prishin marrëdhëniet me aleatët republikanë, duke mos kandiduar emrin e Agron Dukës për Durrësin. Kryerepublikani Fatmir Mediu kishte vendosur
Grida Duma është zyrtarisht kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit. PD krahas dy kandidatëve, Arqile Gorea dhe Ardian Mukës, testoi përmes një sondazhi për Bashkinë e Durrësit edhe Grida Dumën.
Në këtë mënyrë demokratët prishin marrëdhëniet me aleatët republikanë, duke mos kandiduar emrin e Agron Dukës për Durrësin. Kryerepublikani Fatmir Mediu kishte vendosur si kusht për vazhdimin e koalicionit me demokratët pranimin e propozuar prej tij për Durrësin, Agron Dukën.
Vetë Grida Duma në një prononcim për mediat ditën e djeshme shprehu vlerësimin maksimal për emrin e Agron Dukës në Durrës, ndërkohë që u shpreh e gatshme për të marrë pozicionin e kandidates për këtë bashki.
Kandidatja Duma do të garojë në qytetin e lindjes përballë kandidatit të aleancës së majtë, Vangjush Dako.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *