Greva, Bashkia premton strehim për 14 familjet

Greva, Bashkia premton strehim për 14 familjet

Tiranë – Katër prej grevistëve që kundërshtojnë largimin prej banesave ku jetonin në rrugën “Margarita Tutulani” të kryeqytetit, janë detyruar ta braktisin grevën për arsye shëndetësore. Ata janë dërguar për të marrë shërbimin e duhur në spital, ndërkohë që grevën po e vazhdojnë dhjetë prej antarëve të 14 familjeve që u dëbuan nga banesat pas

Tiranë – Katër prej grevistëve që kundërshtojnë largimin prej banesave ku jetonin në rrugën “Margarita Tutulani” të kryeqytetit, janë detyruar ta braktisin grevën për arsye shëndetësore.

Ata janë dërguar për të marrë shërbimin e duhur në spital, ndërkohë që grevën po e vazhdojnë dhjetë prej antarëve të 14 familjeve që u dëbuan nga banesat pas vendimit të përmbarimit.

“I bëjmë thirrje ambasadorit të SHBA-ve, Avokatit të Popullit, që të ndërhyjnë për të na rikthyer pronat tona. Po na i vjedhin shtëpitë hajdutët. Ata duhet të dalin para ligjit”, tha njëra prej banoreve.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, u ka ofruar familjeve të pastreha ndihmën e institucionit që ai drejton. Z. Basha vizitoi personalisht grevistët, duke premtuar zgjidhje, si dhe  deklaroi se do u mundësojë sistemimin e menjëhershëm në banesa me qira, derisa të krijohet mundësia të sistemohen perfundimisht.

Menjeherë pas z. Basha, Avokati i Popullit, Igli Totozani, vlerësoi qëndrimin e tij, duke theksuar se deklarata e kryebashkiakut do të thotë se ai ka pranuar realitetin në të cilin ndodhen grevistët.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar