Aktivistja suedeze per mbrojtjen e klimës, Greta Thunberg, është zgjedhur njeriu i vitit nga Revista Time. Ajo u be e njohur për qendrimet e saj rreth kesaj krize globale. Në shtator, ajo foli para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke i kritikuar liderët e botes se nuk po veprojnë për zgjidhjen e kësaj
Aktivistja suedeze per mbrojtjen e klimës, Greta Thunberg, është zgjedhur njeriu i vitit nga Revista Time.
Ajo u be e njohur për qendrimet e saj rreth kesaj krize globale. Në shtator, ajo foli para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke i kritikuar liderët e botes se nuk po veprojnë për zgjidhjen e kësaj krize.
“Njerëzit po vuajnë, njerëzit po vdesin, ekosistemet e tërë po shemben. Ne jemi në fillimin e një zhdukjeje masive dhe gjithçka që mund të flisni është paraja dhe përrallat e rritjes së përjetshme ekonomike”, – tha ajo
16-vjeçarja është personi më i ri që zgjidhet nga revista prestigjoze që nga viti 1927.
Për kontributin e saj në këtë çështje ajo u nominua si kandidate për çmimin Nobel për Paqen 2019.
L.M
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *