Greqia ka kapërcuar pengesën e fundit për pagimin e këstit të ri të kredive emergjente në vlerë 2,5 miliardë euro. Parlamenti grek vendosi dje ristrukturimin e administratës shtetërore. Para lëvrimit të këstit tjetër të krediteve të emergjencës, Greqia duhet të plotësonte disa kushte për paradhënësit ndërkombëtarë. Duket se këto kritere vendi i zhytur në krizë
Greqia ka kapërcuar pengesën e fundit për pagimin e këstit të ri të kredive emergjente në vlerë 2,5 miliardë euro. Parlamenti grek vendosi dje ristrukturimin e administratës shtetërore.
Para lëvrimit të këstit tjetër të krediteve të emergjencës, Greqia duhet të plotësonte disa kushte për paradhënësit ndërkombëtarë. Duket se këto kritere vendi i zhytur në krizë i ka plotësuar tashmë.
Parlamenti në Athinë e vulosi në një seancë të përshpejtuar të enjten në mbrëmje, kuadrin ligjor për reduktimin e vendeve të punës në administratën shtetërore, si edhe ligjin e ri të tatimeve. Me këtë plotësohen të 22 “kriteret prioritare të partnerëve europianë dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN. Greqia pret lëvrimin e 2,5 miliardë eurove.
Kreu i eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem është shprehur se dhe vendet e tjera të eurozonës do të japin vlerësimin e tyre deri më 29 korrik.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *